Pjekurina

Shtoni një përbërës në brumë dhe pjekurinat tuaja do të jenë të freskëta për ditë të tëra

Është i lirë dhe shumica e njerëzve e kanë tashmë në kuzhinën e tyre

Ky përbërës, që të gjithë e kanë zakonisht në kuzhinën e tyre, do ta mbajë pjekurinën tuaj të freskët dhe të butë për ditë të tëra.

Bërja e brumit më të mirë nuk është një proces kompleks, por duhet respektuar, në mënyrë që rezultati të jetë i mirë.

Ka rëndësi që të gjithë përbërësit për brumë, para përzierjes, të kenë temperaturë dhome, prandaj së paku një orë para se të filloni punën i vendosni në tavolinën e punës, transmeton Telegrafi.

Nëse përdorni tharmë të thatë, menjëherë përzieni me miellin dhe me të gjitha shtesat e tjera për brumë.

Me siguri shumica e amvisave i ka mënyrat e veta se si të bëjnë brumin në mënyrën e duhur, mirëpo një truk do t’ju mundësojë që pjekurinat të cilat i gatuani të jenë të freskëta edhe për disa ditë. Nuk ka rëndësi nëse gatuani simite, bukë apo pogaçe, mjafton që të shtoni vetëm një përbërës.

Është një niseshte që ndihmon te të gjitha llojet e brumit. Nëse shtoni qull në brumë do të jetë i butë me ditë të tëra. Bëhet fjalë për qullin i cili ndihmon te të gjitha llojet e brumit.

shutterstock

Nëse e shtoni në brumë, ai do të jetë më i butë, ndërsa brumërat janë më të shijshëm dhe më të freskët. Ajo që është e rëndësishme të bëni është të përzieni niseshtenë me miellin dhe ta shtoni në brumë dhe jo ta shtoni me disa përbërës të tjerë.

Raporti është si më poshtë – 1 lugë niseshte përdoret për 4 gota miell. Pas kësaj përgatisim brumin sipas recetës së zakonshme dhe e lëmë të fryhet si zakonisht.