Shtohet numri i policëve të EULEX brenda zyrave të OVL-UCk’së, disa pjesëtarë futen brenda me pako në duar

Policia e EULEX-it mëngjesin e sotëm ka bastisur zyrat organizatës së veteranëve të UÇK-së.

Rreth 50 policë të maskuar e të armatosur me emblema të EULEX’it në krahë një orë që po qëndrojnë në zyrat e OVL-UÇK-së derisa para pak pak minutash aty kanë hyrë edhe policë të tjerë të cilët janë parë me pako në duar, shkruan Reporteri.

Bastisja në zyrat e OVL-UÇK-së vjen një ditë pasi Tribunali Special nisi arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për krime lufte.

Ndryshe, nga OVL-UÇK kanë akuzuar EULEX-in se policët e tyre  po kryejnë bastisje pa asnjë urdhër legal.

Faton Klinaku nga kjo organizatë ka thënë se nëse nuk ndërhynë shteti i Kosovës për të ndaluar këtë fushatë të Gjykatës Speciale dhe forcave të armatosura të tyre që po i kryejnë këto veprime, atëherë veteranët e UÇK’së, do të detyrohen të luftojnë edhe kundër tyre, sikurse kundër Jugosllavisë.

Reporteri.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në OVL-UÇK.