Pak ditë para publikimit të listës së futbollistëve për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka pse të shqetësohet.

Nga një anë disa lojtarë po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre para portës.

Por nga ana tjetër, dëmtimet e zakonshme nuk po u ndahen kuqezinjve.

Një nga emrat e fundit në listë me probleme fizike, është ai i një prej “zbulimeve” të trajnerit të kuqezinjve, mesfushori Julian Shehu.