Shtohen njësitë policore në pikën kuftiare në Jarinje

Në pikën kufitare në Jarinje, aktualisht është shtuar numri i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, pas vendimit për mbulimin e targave të veturave serbe që hyjnë në Kosovë.

KALLXO.com është duke qëndruar afër pikës kufitare në Jarinje dhe aktualisht në vend ngjarje kanë ardhur edhe më shumë të Policëve të Kosovës.

Njesite policore

Që nga mëngjesi njësitë policore të Kosovës, kanë qëndruar në këtë pikë kufitare, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas situatës në veri të vendit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke thënë se veprimet janë si rrjedhojë e skadimit të marrëveshjes për targat e arritur në Bruksel vite më parë.