Rashit Qalaj

Shtimi i grabitjeve Drejtori i Policisë mbledhë stafin

Numri i grabitjeve gjatë muajve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje.

Si pasojë e një grabitje e cila ndodhi në një bankë në Istog, u vra edhe polici Izet Demaj, i cili u vra në detyrë duke ndjekur grabitësit.

Për të shprehur shqetësimin e tij për rastet e fundit të grabitjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka mbajtur sot takim me stafin menaxherial dhe Komandantët e Stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

Temë kryesore e këtij takimi ishte ndërmarrja shtesë e masave të menjëhershme, me qëllim të parandalimit të veprave të ndryshme kriminale, me theks të veçantë të grabitjeve, si dhe arrestimit të kryerësve të veprave penale.

Në këtë takim, Qalaj ka ngritur ngriti çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si grabitjet, vjedhjet, drogat, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.

Përveç hartimit të urdhrit operativ, u kërkua nga Drejtoria Rajonale, që të implementohen planet konkrete për parandalim të grabitjeve, të sigurohen lokacionet e rëndësisë së veçantë, lokacionet sensitive, duke angazhuar njësite të ndryshme policore, togje policore, njësite për reagim të shpejte dhe njësitet speciale operative.

Në komunikatën e policisë thuhet se për festën e Vitit të Ri, Policia e Kosovës ka përgatitur urdhrin operativ për menaxhimin e situatës se sigurisë gjatë festës së fund vitit, që ka për qëllim parandalimin e çfarëdo rrezikut për sigurinë, rendin dhe qetësinë publike si dhe jetën apo pasurinë publike e private.