Shtime: Proteston familja e pesë të vdekurve në aksident (VIDEO)

Familja Ramadani nga Shtimja dhe qytetarë të tjerë dolën të premten në protestë si shenjë pakënaqësie për ndërrimin e masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për E.M.

22 vjeçari dyshohet se shkaktoi aksidentin në të cilën mbetën të vdekur 5 anëtarë të kësaj familje, nga 25 shtatori është në arrest shtëpiak pasi në paraburgim qëndroi që nga 6 qershori kur ndodhi rasti.

Ramadanët po shprehën të prekur me vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe kërkojnë që kjo masë të ndërrohet dhe i njëjti të dërgohet prapa grilave.

Këtë masë po e arsyeton avokati i të dyshuarit që thotë se paraburgimi nuk ishte i nevojshëm meqë nga 29 shtatori është ngritur edhe aktakuza për klientin e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=lphMvztvg14