Shtime: Aksidentohet shoferi i dehur, përfundon në QKUK

Një person është vetëaksidentuar në Shtime pasi e ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku i dyshuaru derisa po e drejtonte veturën e tij nën ndikim të alkoolit, ka humbur kontrillin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e vetëaksidentit, ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.