Shteti s’i ndalë dasmat elektorale, por i bllokon dasmat familjare

Të gjitha partitë politike po i shkelin masat pandemike duke marrë pjesë në ambiente të hapura e të mbyllura me qindra-mijëra qytetarë.

Për këtë, partitë politike në Kosovë po marrin edhe gjoba në disa raste, por që për to janë shumta të vogla, karshi synimeve të mëdha që kanë për pushtet.

Me masat e reja të marra sot nga Qeveria e Kosovës, vazhdohet ndalimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare.

Kjo ceket në pikën 23 të masave të propozuara e të cilat po miratohen këto momente në Qeverinë e Kosovës.

Kjo do të thotë që dasmat elektorale të partive politike në Kosovë do të vazhdojnë edhe sot e nesër, por një fat të tillë nuk do ta kenë edhe çiftet kosovare të cilët nuk mund të planifikojnë edhe një kohë dasëm apo ahëng familjar.