Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila në një program të drejtpërdrejtë në televizionin ku punonte protestoi kundër luftës në Ukrainë, është gjobitur nga shteti rus.

Siç raporton BBC, ajo është gjobitur me 30 mijë rubla, që i bije rreth 213 funta me kursin aktual.

Ajo është gjobitur nën akuzën për “organizim të një ngjarjeje masive të paligjshme”.

Një gjykatë e shpalli Marina Ovsyannikova fajtore për shkelje të legjislacionit të protestës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.