Shteti që po vendos parakusht mbjelljen e 10 pemëve për diplomim

Nxënësit në Filipine duhet të mbjellin së paku 10 pemë për të mbaruar shkollën fillore, shkollën e mesme dhe kolegjin.

Nisma vjen nga një ligj i miratuar nga kongresi në Filipine më parë këtë muaj, njofton CNN.

Pemët mund të mbillen në pyje, rizoforë, rezerva, zona urbane, zona të braktisura të minierave, ose në territore indigjene, sipas projektligjit.

Qëllimi i tij është të ndihmojë në nxitjen e “përgjegjësisë ndërgjenerale” mbi mbrojtjen e mjedisit.

Kjo është mënyra e vetme për mbjelljen e 175 milionë pemëve brenda vitit.