Shteti që mund të dënojë ata që luajnë muzikë me zë të lartë në veturë

Shumica prej nesh janë të vetëdijshëm se ne nuk duhet të hedhim mbeturina dhe ne nuk mund të pijmë duhan në vende publike, përndryshe do gjobitemi.

Por ka disa vepra të vogla në Australi, të cilat gjobiten financiarisht shumë më shtrenjtë se sa që pritet.

Kafshët e paregjistruara

Nëse kafsha juaj nuk është e regjistruar, ju mund të gjobiteni deri në 5,500 dollarë në Nju Uells.

Mos-mbyllja e e makinës

Disa shtete në Australi mund të gjobisin vozitësit të cilët nuk mbyllin makinat e tyre.

Në Viktoria, shoferët mund të gjobiten deri në 300 euro nëse nuk arrijnë të zbatojnë ligjin në fjalë.

Të sharit në publik

Një person mund të gjobitet nëse përdor fjalë të pista në vende publike, duke përfshirë parqe, plazhe dhe qendra tregtare.

Individët mund të gjobiten deri në 600 euro ose t’u kërkohet që të kryejnë deri në 100 orë shërbim për komunitetin.

Luajtja e muzikës me zë të lartë

Luajtja e muzikës me zë të lartë në makinë mund të rezultojë me një gjobë deri në 150 euro në Queensland.

Ligji synon të zvogëlojë ndotjen e zhurmës në rrugë.

Shijimi i frutave

Në rast se një person zihet duke shijuar frutat, pa i blerë ato, mund të dënohet deri në 1.800 euro.