“Shteti posedon video që dëshmojnë dhunimin e së miturës”, përgjigjet Gjiko

Reperi, Gjiko është mjaft i komentuar këto kohë, pasi ai po përballet me një situatë jo të mirë.

Ndaj reperit është ngritur një padi për dhunim nga një vajzë e SOS Fshatit, me pretendimin se ai do ta bëjë atë të famshme.

Ndërsa dje mediat kanë raportuar se organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në rastin e dhunimit të vajzës së mitur.

Për këtë ka reaguar vet reperi përmes disa “InstaStory” ku ai ka mohuar se ekziston një video e tillë dhe thotë se nuk ka dhunuar asnjëherë askënd, e madje ka paralajmëruar padi për mediat

“Përshëndetje popull i dashur, nëpër gazeta po shkruajnë për mua që unë e paskam një video që e kam dhunuar dikë. Nëse e kanë atë video po ju them lirisht publikojeni se edhe unë jam shumë kurioz për ta parë. Ajo video nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur kurrë, sepse unë kurrë në jetën time nuk e kam dhunuar askënD”, ka thënë Gjiko.

Gjithashtu reperi ka paralajmëruar disa padi të tjera ndaj mediave, që sipas të cilit, po shpifin për të dëmtuar imazhin e tij.

Kujtojmë se Gjiko është i martuar me moderatoren Elita Rudi dhe së bashku janë prindër të dy fëmijëve, Bota dhe Zëri,