KS i OKB-së

Shteti mysliman i Kuvajtit i jep mbështetje të fuqishme Ushtrisë së Kosovës

Po vazhdon të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Serbia dhe Rusia kanë kritikuar ashpër vendimin e Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Përfaqësuesi i Kuvajtit i dha mbështetje të plotë nismes së transformimit të FSK-së në Ushtri.

Poashtu ai falenderoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për sigurinë që i dhuroi duke deklaruar se Ushtria e Kosovës nuk do të rrezikojë komunitetet e tjera në Kosovës, shkruan Ballkani.info.

“Kuvajti mbështet nisjen e transformimit të FSK-së në Ushtri. Ne falenderojmë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për sigurinë që na ofroi duke thënë se Ushtria nuk do të rrezikojë asnjë komunitet në Kosovë”.

Kuvajti e ka njohur pavarësinë e Kosovoës, tashmë duke i ofruar mbështetje edhe Ushtrisë së Kosovës. /Ballkani.info/