Donald Trump

‘Shteti Islamik është zhdukur praktikisht’

Presidenti i SHBA Donald Trump ka konfirmuar se tërheqja e trupave amerikane nga Siria do të jetë “e ngadaltë”.

Ai përsëriti pikëpamjen e tij për suksesin e tyre në luftimin e Shtetit Islamik si një justifikim për vendimin e tërheqjes.

“Shteti Islamik është pothuajse i zhdukur. Ne do të kthejmë ngadalë ushtarët tanë në shtëpi për të qenë me familjet, ndërsa luftojmë me pjesën tjetër të Shtetit Islam”, shkruan Trump në Twitter.

Ai njoftoi së fundmi tërheqjen e rreth 2.000 trupave amerikane të vendosur në Sirinë veriore.

Këto trupa, kryesisht forca speciale, luftuan kundër Shtetit Islamik dhe ushtruan luftëtarë lokalë në zona që dikur ishin mbajtur nga xhihadistët.