Suedia regjistroi të premten 9,654 raste të reja me coronavirus, derisa një ditë më parë raportoi 8,881 sosh.
Sipas medieve të huaja, vendi ka konfirmuar 100 viktima nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7,993.
Vdekjet e raportuara tani mendohet të kenë ndodhur gjatë disa ditëve ose edhe gjatë javëve, por numri i tyre shtohet në listën e Agjencisë së Shëndetit e cila azhurnohet katër herë në javë.
Në Suedi, vend ky i cili nga fillimi i pandemisë së coronavirusit praktikoi një qasje me liberale kundër COVID-19, ka filluar të bie besimi në përgjigjen e shteti ndaj pandemisë, madje edhe mbreti i këtij vendi që rrallë herë deklarohet, ka kritikuar ashpër ekspertët shëndetësorë.
Përveçse në këtë vend nordik, rritja e rasteve nga coronavirusi është manifestuar edhe në shumë vende të tjera evropiane.
Së fundmi, Gjermania u detyrua të implementojë një bllokim të plotë për të parandaluar përhapjen.







