Shteti i madh evropian ku jetojnë shumë kosovarë, nga sot në karantinë

Nga kjo e martë, Austria bëhet vendi i dytë europian që shpall karantinën kombëtare pas Francës.

Njerëzit do të lejohet të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të rëndësishme, për blerje, për të shkuar në punë e për të marrë shërbim mjekësor.

Baret, restorantet, sallonet e bukurisë dhe të gjitha shërbimet jo-jetike janë mbyllur.

Autoritetet shëndetësore thonë se karantina ishte e nevojshme pasi infektimet ditore janë 10 herë më të larta se kufiri i konsideruar prej tyre si i përballueshëm.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel nuk i bindi dot autoritetet e qeverive të shteteve federale për ashpërsimin e masave, ku parashikohet edhe izolimi në karantinë i personave që shfaqin edhe shenjat simptomat më të lehta të infektimit.

Drejtuesit e këtyre shteteve kërkuan më tepër kohë për shqyrtimin e masave.

Franca shënoi një shifrën më të ulët të infektimeve të një harku kohor prej 1 muaji, të kësaj vale të dytë. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se kulmi i kësaj vale është kapërcyer, megjithatë ende nuk kanë përcaktuar periudhën se kur mund të lehtësohen masat.

Rusia shënoi një rekord të ri infektimesh ditore prej mbi 22,700 rastesh të reja, teksa në rritje të vazhdueshme është edhe numri i viktimave. Spitalet po punojnë mbi kapacitetet, ndërsa mediat thonë se as në morgje nuk ka më vend për shkak të numrit të lartë të personave që nuk e fitojnë betejën me Covidin.