Të shumta kanë qenë rastet kur punëtorët në Kosovë, nuk kanë qenë të regjistruar fare.

Një gjë të tillë po tenton që ta eliminojë shteti i Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka hapur një platformë online, ku secili prej jush mund të shikojë nëse jeni të regjistruar nga punëdhënësi.

Mjafton që në linkun e mëposhtëm të shkruani numrin personal të letërnjoftimit dhe të shikoni se a jeni të regjistruar apo jo.

Kërkohet që secili prej jush në rast se dëshmon përmes linkut të mëposhtëm se nuk është i regjistruar nga shefi juaj, ta raportoni atë.

Linkun mund ta hapni duke klikuar KËTU