Agjencia e OKB-së ka njoftuar se refugjatët që ishin në Ukrainë po ashtu banorët rezidentë, do të synojnë shtetet fqinje.

OKB-ja thotë se situata në Ukrainë vetëm sa po përkeqësohet dhe u ka bërë thirrje shteteve fqinje të Ukrainës t’i mbajnë kufijtë e hapur për ata që kërkojnë strehë, raporton BBC.

“Kemi parë tashmë raportet e para për viktima, po ashtu njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpirë e tyre për të kërkuar siguri”, tha Filippo Grandi, komisioner i lartë në OKB-së për refugjatët.

Disa vende kufitare evropiane me Ukrainën po përgatiten për ardhjen e refugjatëve që po ikin nga pushtimi rus.

Polonia, si përshembull, po krijon pika pritjeje në kufirin e saj dhe po përgatit spitalet me shtetër shtesë për ukrainasit e plagosur.

Hungaria dhe Sllovakia, po ashtu, thonë se janë gati të mirëpresin refugjatët dhe t’u ofrojnë ndihmë.

Gjermania ka ofruar gjithashtu ndihmë humanitare.