Shtetet e Bashkuara lëshojnë urdhër për konfiskimin e anijes iraniane në Gjibraltar

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara e ka lëshuar të premten një urdhër për konfiskimin e anijes iraniane, e cila është ndaluar që disa javë në Ngushticën e Gjibraltarit. Ky urdhër erdhi vetëm një ditë pasi një gjykatë e Gjibraltarit mori vendim që anija të lirohet.

Anija “Grace 1” ishte konfiskuar në fillim të korrikut nga forcat britanike në Gjibraltar. Besohet që ky konfiskim ishte bërë si hakmarrje për konfiskimin e një anije britanike nga autoritetet iraniane në Gjirin Persik.

Zyrtarët e Gjibraltarit kanë thënë se kjo anije ishte nisur drejt Sirisë në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian, me të cilat ndalohet shitja e naftës për regjimin e diktatorit sirian, Bashar al-Assad. Gjykata e Gjibraltarit mori vendim për lirimin e anijes pasi Irani premtoi se nafta nuk do të dërgohet në Siri.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që anija të konfiskohet. Departamenti i Drejtësisë ka thënë se kjo anije duhet të ndalohet për shkak të qasjes ilegale në sistemin financiar të ShBA-së përmes dërgesës ilegale të Rojeve Revolucionare të Iranit drejt Sirisë.

Në urdhrin për konfiskim thuhet se kjo anije ka bërë shkelje të Traktatit Ndërkombëtar për Fuqi Emergjente Ekonomike” dhe dyshohet për mashtrim bankar, pastrim parash dhe terrorizëm, shkruan “The Guardian”.

loading…