Shtetet e Bashkuara do ti japin leje kompanive Amerikane ti shesin teknologjinë Huawei

Qeveria Amerikane ka planifikuar të lëshojë licenca për kompanitë Amerikane të cilat duan ti shesin teknologji dhe produkte gjigantit Kinez Huawei raportoi Nju Jork Times ditën e sotme.

Shtetet e Bashkuara i vunë sanksione prodhuesit më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit në fillim të këtij viti duke ja ndaluar Huawei të bëjë biznes me kompanitë Amerikane.

Huawei akuzoi për spiunazh për llogari të regjimit Komunist të Kinës dhe konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare nga Uashingtoni. Firma Kineze vazhdimisht i ka mohuar akuzat.

Administrata e Presidentit Trump i dha Huawei një licencë të përkohshme në muajin Maj e cila u rinovua edhe për 90 ditë të tjera më 19 Gusht.

Por qeveria mori mbi 100 aplikime në Gusht për licenca edhe pse asnjëra nuk është autorizuar. Nju Jork Time thotë se Trump ka dhënë dritën jeshile për këto licenca.

Huawei është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit dhe një prej lojtarëve kryesorë në 5G. Ekpasioni i kompanisë nga ana tjetër shihet edhe si ambicie e Kinës për tu bërë lojtar dominant në 5G.

Nga e saj, kompania Kineze është përpjekur të distancohet nga teknologjia Amerikane. Aktualisht prodhon çipet e saj për smartfonët e madje lëshoi edhe sistemin operativ të quajtur Harmony OS.

loading…