Bërnjak

Shtetasit të Serbisë i konfiskohet sprej në pikën kufitare në Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një veture në pikën kufitare në Bërnjak është gjetur dhe konfiskuar një sprej.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.

ARMËMBAJTJE PA LEJE/SPK Bërnjak 05.10.2023-10:35. Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit boshnjak shtetas i Serbisë, është gjetur dhe konfiskuar një sprej”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Ballkani.info