Ditën e djeshme një rast i dhunës në familje është raportuar në polici.

Një person, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar viktimën femër, me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar.

Si pasojë e sulmit, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë trajtimin mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.