Shtetases gjermane i vidhen gjësende në bagazhin e veturës në Aeroportin e Prishtinës

Një grua ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhë gjësende nga bagazhi i veturës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, përcjell Ballkani.info.

VJEDHJE E RËNDË/ ANP-së,  Adem Jashari 24.07.2022 – 09:10. Viktima femër shqiptare shtetase e Gjermanisë ka raportuar se person-a  të panjohur nga bagazhi i veturës së saj i kanë vjedhur disa gjësende”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej në njoftim thuhet se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.