Harrismith

Shtëpiza malore përreth së cilës lëvizin të lirë 77 luanë (Video)

Po që se dëshironi të jetoni si Mbreti Luan – kjo shtëpizë malore, është për ju, sepse do t’i keni vetëm disa metra larg, shumë ‘mace të mëdha’.

Në Harrismith të Afrikës së Jugut, është objekti i banimit që ka tri dhoma gjumi, ndërsa është i rrethuar me tela, jashtë së cilave lëvizin lirë të 77 luanët e atij rezervati.

Suzanne Scott është pronarja e rezervatit, që siguron se qëndrimi në këtë shtëpizë është më se e sigurt, sepse telat e fortë metalikë, ua pamundësojnë kafshëve të hynë brenda.

Tarraca e mbuluar, ofron mundësi për pushim dhe pjekje në grill, nën tingujt e hungërimave të luanëve dhe cicërimave të zogjve që fluturojnë në atë zonë.

Vizitorët që duhet të paguajnë nga 100 euro për një natë, e kanë mundësinë të ndjejnë sikur janë ‘pjesë e tufës’ që konsiderohet si mënyra më e mirë, për të parë jetën e tyre të përditshme.
https://www.youtube.com/watch?v=gGA3I-x7Gi8