Shtëpia prototip me kosto të ulët shtypet në 3D me baltë

Ka kohë që e kemi ndjekur punën e firmës italiane të shtypjes në 3D WASP (World’s Advanced Saving Project) dhe kemi raportuar më parë për projektin e saj Big Delta dhe atë të strehimit me argjilë dhe kashtë.

Krijimi i saj i fundit është krijimi më interesant deri më tani, dhe përbëhet nga një kasolle e shtypur në 3D që është ndërtuar duke e përdorur një përzierje të baltës dhe është prodhuar për vetëm 900 euro (afërsisht 1.000 dollarë).

Përzierja e baltës së Gaia përbëhet 25 për qind prej dheut të marrë nga vend-ndërtimi në Itali, 40 për qind kashtë, 25 për qind lëvozhgë e orizit dhe 10 për qind gëlqere. Komponenti rezultues është përdorur për muret, por çatia është lëndë drusore dhe themelet janë në fakt beton i shtypur në 3D.

Ajo u ndërtua me ndihmën e një firme të quajtur Rice House, duke e përdorur të njëjtin printer 3D që prodhoi projekte të mëparshme të WASP. Procesi i ndërtimit ishte shumë i ngjashëm me projektet e tjera të shtypura në 3D, për të cilat kemi raportuar më parë, dhe përfshinë nxjerrjen e përzierjes së baltës nga pipëza shtresë për shtresë, ndërkohë që ngadalë ndërtohet struktura… /koha.net/