Shtëpia e Nora Istrefit është gati për një festë të ‘çmendur’ të Halloween

Nora Istrefi ka bërë gati shtëpinë me dekore për festën e Halloween.

Duket se këtë vit Nora Istrefi ka bërë plan që festën e Halloween ta kalojë në shtëpinë e saj, por jo pa festuar.

Nora ka bërë gati një dekor fantastik për këtë festë, pikërisht në shtëpinë e saj, ku duket se do të mbledhë të afërmit dhe shoqërinë për të festuar.

Këngëtarja ka treguar përmes disa postimeve se ka angazhuar një kompani dekoruese për t’u përkujdesur për gjithçka, ndërsa ajo ka zbuluar vetëm pjesën e oborrit, në të cilin dominon ngjyra e portokalltë dhe kunguj e ‘fantazma’.

Presim të shohim se çfarë feste ka planifikuar Nora dhe cilat janë kostumet që ajo ka zgjedhur për veten dhe vajzën Renee.

Sigurisht se do të na lë pa fjalë, pasi këngëtarja secilën herë në çdo paraqitje të saj arrin të na befasojë me stilin dhe dukjen.

https://www.instagram.com/p/B4COInIJ4qA/

loading…