Kylie Jenner e ka kthyer shtëpinë e saj në një mrekulli të vërtetë këtë dhjetor.

22-vjeçarja pak ditë më parë tregoi pemën gjigante të shtëpisë së saj dhe duket se asgjë nuk e konkurron.

Së fundmi ajo ka publikuar në Youtube një video ku tregon çdo cep të shtëpisë për festa dhe duket si në përralla.

Ajo ka zgjedhur bredhë natyralë dhe në shtëpinë e saj ndodhen disa të tillë.

Përveç gjigantit që ka vendosur në korridor, ajo ka ta tjerë në kuzhinë dhe në kati e dytë.

Bredhët janë të mbushur me drita dhe Kylie ka zgjedhur të mos i ngarkojë me shumë detaje, apo t’i bëjë me shumë ngjyra.

Ajo i ka besuar të bardhës dhe thuajse të gjitha detajet janë të tilla. Duke nisur nga dëbora false, apo edhe arinjtë polarë që të presin në hyrje të shtëpisë.