E ndërsa shumë media po aludonin në lidhje me shëndetin e presidentit Joe Biden pas rrëzimit nga shkallët e avionit Air Force One, Shtëpia e Bardhë ka zbuluar shkakun e “aksidentit” që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime për liderin më të fuqishëm në botë.

Përmes një deklarate për mediat zv/sekretarja për Shtypin, Karine Jean-Pierre deklaroi se ishte era e fortë ajo që shkaktoi rrëzimin e presidentit Biden plot 3 herë nga shkallët, raporton A2.

Zv/sekretarja siguroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte plotësisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vijojë axhendën sipas parashikimeve.

President Biden stumbles while walking up the stairs to Air Force One
pic.twitter.com/t959EPMHpu

— Daily Caller (@DailyCaller) March 19, 2021

Another angle pic.twitter.com/BQkfn9eRcQ

— Daily Caller (@DailyCaller) March 19, 2021