Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar për takimin Macron- Zarif

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Franca nuk e ka informuar se ministri i Jashtëm i Iranit do të takohet sot me një delegacion francez, në margjinat e samitit të G7 në Biarritz, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif diskutoi sot me presidentin e Francës Emmanuel Macron në margjinën e samitit G7 për mënyrat e mundshme për të lehtësuar tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit.

“Liderët e vendeve të G7 diskutuan dje dhe është e rëndësishme tani t’i jepet Zarifit informacioni i fundit mbi mënyrat për të ulur tensionet dhe për të krijuar një atmosferë për negociata”, njofton kabineti i presidentit Macron, transmeton KosovaPress.

Agjencia e lajmeve AP shkruan se takimet e Zarifit me zyrtarët amerikanë nuk janë planifikuar tani për tani.