John Kirby

Shtëpia e Bardhë akuzon Iranin si bashkëpunëtor në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka akuzuar Iranin si “bashkëpunëtor” në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por ai tha se Washingtoni nuk ka prova që e lidhin Teheranin me sulmin.

“Irani ka mbështetur prej kohësh Hamasin dhe rrjetet e tjera terroriste në të gjithë rajonin me burime, trajnime të aftësive”, tha John Kirby për MSNBC.

“Dhe kështu, në këtë drejtim, është e qartë se Irani është bashkëpunëtor këtu. Por për sa i përket provave specifike për këtë – këto lloj sulmesh – jo, nuk kemi asgjë”, tha ai.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi më vonë të hënën, duke cituar një zyrtar të mbrojtjes, se një grup sulmues aeroplanmbajtëse amerikane do të mbërrijë në ujërat lindore të Mesdheut “shumë shpejt” në një shfaqje mbështetjeje për Izraelin.

Këtë e ka marrë si një mesazh të qartë kundër Iranit edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme theksoi se bombardimet në Gaza veçse kishin filluar.