Shtatorja e Adem Jasharit merr formë

Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari ka hyrë në procedurën e realizimit në argjilë për të vijuar pastaj në bronz.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në Facebook se pas finalizimit të shtatoreve të Shaban e Hamzës, edhe shtatorja e komandantit legjendar ka hyrë në procedurën e realizimit në argjilë për të vijuar, pastaj në bronz.

“Tri shtatoret, nga nëntori, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, përjetësisht do t’i japin vlerë, bukuri dhe mesazh gjeneratave se sa e vlefshme dhe sa e çmueshme është liria. Lavdi e përjetshme Jasharajve legjendar”, ka shkruar ai.

loading…