Shtator 2022 | Gënjeshtra e Arbërie Nagavcit gjatë grevës në arsim: Vlera e koeficientit do të jetë 120 euro

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në shtator të vitit të kaluar, kur mësimdhënësit kosovar u futën në grevë dhe kërkonin 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave, kishte mashtruar ata duke u premtuar se koeficienti i pagës do të jetë 120 euro. 

Por, sot kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se vlera e koeficientit do të jetë 105 euro, shkruan Demokracia.com.

Në shtator të vitit 2022 Nagavci tha se vlera e koeficienti s’është caktuar ende, por kishte thënë se “sipas kalkulimeve”, do të jetë 120 euro.

Vlera e koeficienti është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit. Askush nuk do të marrë më asnjë meritë për rritjen e pagave e që ato janë paga të shtetit”, pati thënë ajo vitin e kaluar.

Pagat e mësimdhënësve do të sillen prej koeficientit 5.6 për ata të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta deri në 5.8 për mësimdhënës të shkollave të mesme të larta.

Duke e llogaritur me vlerën e koeficientit, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 609 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 588 euro.

Një edukator do të ketë pagë 535.5 euro, kurse profesori i rregullt universitar 1302 euro.