Shtatë persona kanë vdekur dhe 239 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Numri total i të vdekurve ka arritur në 192, kurse i të infektuarve në 7652.

Në 24 orët e fundit janë testuar 401 mostra dhe 239 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 102 pacientë në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 7652, prej tyre 192 kanë përfunduar me fatalitet. Raste aktive janë 3331. /Ballkani.info/