Shtatë skuadra shqiptare kalojnë në fazën e dytë të Ligës së Evropës

Shtatë skuadra shqiptare kanë arritur të kualifikohen në fazën e dytë të Ligës së Evropës këtë edicion.

Drita nga Kosova, Tirana, Teuta, Kukësi e Laçi nga Shqipëria, kurse nga Maqedonia e Veriut në këtë raund kanë kaluar edhe Renova e Shkëndija.

Kjo është hera e parë në histori të kësaj gare që sjell një numër kaq të madh të klubeve shqiptare në këtë fazë.

Kujtojmë se shorti që zbulon ekipet kundërshtare për gjitha skuadrat e lartcekura, do të hidhet me 31 gusht në Nyon të Zvicrës.