Shtatë raste të falsifikimit të parasë brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë së martës.

Sipas raportit policor, pesë nga to kanë ndodhur në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Prizren.

Rastet janë duke u hetuar.

Raporti i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

Prishtinë 29.09.2022 – NN.Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 200€ të falsifikuar. Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Prishtinë 13.12.2022 – 09:01.Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga disa klientë janë deponuar 462 € (monedha metalike) të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Lipjan 13.12.2022 – 12:01.Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 € e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Prishtinë, 13.12.2022 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Prishtinë, 13.12.2022 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 € e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Prishtinë 13.12.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy femra kanë paguar në furrë me një kartëmonedhë 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti është inciuar dhe është duke u hetuar.

Prizren 10.12.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.