Shtatë muaj pauzë prej fluturimeve, Blero dhe Afrona udhëtojnë për pushime

Blero dhe Afrona janë nisur në destinacionin e njëjtë për pushime.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika, edhe pse të martuar, vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit, për shkak të profesioneve që kanë.

Por, muajt e fundit ishte pandemia ajo që pamundësoi që dyshja të udhëtonin më shpesh pranë njëri-tjetrit.

Madje, Blero para pak kohe kishte deklararuar se kishte qenë i infektuar me COVID-19, por për fat të mirë e ka kaluar dhe tani është mirë edhe pas disa problemeve tjera që kishte me shëndet.

Përmes fotografive të fundit, dyshja kanë bërë të ditur se kanë udhëtuar për pushime dhe duket se edhe këtë herë destinacion është Turqia.

“Mas 7 muaj pushim prej fluturimeve. Afrona Dika, shihemi së shpejti e dashur”, ka shkruar këngëtari në një postim.

“Blero Muharremi mezi pres të të shoh”, kishte shkruar Afrona në një tjetër postim.

Kujtojmë se pas këngës me titull “Lambo”, Blero ka paralajmëruar një këngë të re, e cila pritet të publikohet nesër (e premte).