Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Drenas, shpreh shqetësimin rreth informatës se afër shkollës “Rasim Kiçina”, ka vendosur dikush afishe me fotografinë e kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Z. Lladrovci ka ftuar organet përgjegjëse të ndriçojnë rastin, të gjejnë autorët, sepse, kjo metodë e ndaluar e përhapjes së fotografisë me logo nuk ka qenë as është përdorur nga anëtarët e PDK-së.

Kjo metodë e punës në ditën e zgjedhjeve nuk mund të jetë vepër e anëtarëve të PDK-së, andaj PDK ka ftuar organet të zbulojnë kryrësin e kësaj vepre.

Shtabi Zgjedhor i PDK-së, Dega në Drenas