SHSKUK: Më shumë lirime se pranime të pacientëve me COVID-19 në 24 orët e fundit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se bazuar në 24-orët e fundit, ka pasur më shumë lirime të pacientëve me COVID-19, krahasuar me numrin e pranimeve.

Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1,002 pacientë, prej tyre 887 me Covid-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika Infektive ka 99 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 64 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë.

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive ka 28 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacientë, Spitali i Prizrenit, 131 pacientë, Spitali i Gjakovës, 76 pacientë, Spitali i Pejës, 192 pacientë, Spitali i Gjilanit, 90 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 23 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 55 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 67 pacientë.