ShSKUK hapë konkurs për infermier e profile tjera

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dje ka hapur konkursin për infermier të përgjithshëm, infermier të pediatrisë, mami – infermier akusherike, laborantë i mjekësor – mikrobiologji klinike, laborantë – biokimi, teknik i radiologjisë dhe logoped.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dje ka hapur konkursin për infermier të përgjithshëm, infermier të pediatrisë, mami – infermier akusherike, laborantë mjekësor – mikrobiologji klinike, laborantë – biokimi, teknik i radiologjisë dhe logoped.

Në konkurs thuhet se qëllimi i vendit të punës është ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuptimin cilësor e sasior, bazuar në nivelin profesional i cili kërkohet nga stafi shëndetësor.

Kushtet e kërkuara për të gjithë kategoritë me fakultet:

Diploma e fakultetit të Infermierisë së Përgjithshme, Laborant drejtimi i Mjekësisë dhe Teknik të RTG-së duhet diplomë Bachelor, diplomë universitare  – Logoped
– Licenca e punës – nga Ministria e Shëndetësisë nga lëmia përkatëse me Bachelor,
– Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse,
– Të mos jetë i dënuar me vendimin e formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje,
– Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik të pushuar sipas këtij ligji,
– Certifikatën e lindjes dhe
– Letërnjoftimin kopje
– Mund të ofroni edhe dëshmi të tjera të aftësimit, rekomandime specifike e të tjerë.

Kushtet e kërkuara për të gjithë kategoritë me shkollë të mesme:

– Diploma e shkollës së mesme të mjekësisë të infermierisë së përgjithshme, mamisë e pediatrisë
– Licenca e punës – nga Ministria e Shëndetësisë nga lëmia përkatëse
– Njohja e kompjuterit (Word, Exel) – e dëshirueshme,
– Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse,
– Të mos jetë i dënuar me vendimin e formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje,
– Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik të pushuar sipas këtij ligji,
– Certifikatën e lindjes dhe
– Letërnjoftimin kopje
– Mund të ofroni edhe dëshmi të tjera të aftësimit, rekomandime specifike e të tjerë.

Për më shumë detaje rreth konkursit mund të informoheni duke klikuar KËTU.

Kujtojmë se ditë më parë ShSKUK ka hapur konkurs edhe për 16 drejtor të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.