Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka vazhduar të mbahet e mbyllur për media dhe publikun kur erdhi rendi i pikës “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Vjetor 2023 për Rezervat Shtetërore të Mallrave”.
Kryeministri Albin Kurti ftoi administratën që mbledhja në pikën e pestë të vazhdojë të mbahet vetëm me prezencën e anëtarëve me të drejtë vote.
Në këtë mbledhje paraprakisht janë miratuar katër pika, përfshirë atë për shtesat e rrezikshmërisë së Policisë së Kosovës.







