Shqiptohen 690 gjoba për mosrespektim të masave COVID-19

Qytetarët po vazhdojnë të mos respektojnë masat antiCOVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 690 gjoba për mosrespektim të masave.

Ndërkohë që në raportin e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është raportuar për 5 vdekje dhe 329 raste të reja me COVID-19.