Kadri Veseli

Shqiptaro-amerikanët i dalin eprorëve të UÇK-së në mbrojtje

Pas ftesave të fundit për intervistim në Hagë nga Gjykata Speciale, ku të ftuar janë dy eprorët e lartë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Ramiz Lladrovci, ka pasur reagime të shumta në Kosovë dhe jashtë saj.

Shumica e këtyre reagimeve janë në mbeshtetje të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili dje njoftoi se ka marrë ftesë që më 4 dhjetor të paraqitet në Prokurorinë e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Po ashtu, mbështetje për eprorët e UÇK-së ka ardhur edhe për tej Atlantikut.

Veprimtari dhe ish ushtari i UÇK-së, Uk Lushi i cili jeton dhe SHBA i ka dalë në krah Kadri Veselit, shkruan Ballkani.info.

“Kur është çështja për mbrojtjen e interesit nacional nga cilido shqiptar, natyrisht, jam me Kadri Veselin në balllafaqimin e tij me Hagën. Gjykata Speciale vetëm sa do ta pastrojë shkëlqimin e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Lushi.

Në anën tjetër, analisti i njohur Bleron Baraliu, i cili po ashtu jeton në SHBA, ka kërkuar nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti që ta zhbëjë Gjykatën Speciale, ashtu siç pati premtuar sa ishte në opozitë.

“Gjykata banananana! 😢🤮 Nese Bini nuk don me ‘play ball’ me amerikane e mos me ngrit flamura verdhe e sarih etj, si kolateral demshperblim duhet ta zhbeje gjykaten super speciale, super diskriminuese, super fashiste, e super serbo-interesaiste. Poshte gjykatat fantome anti shqiptare! Turp per deputetet e marre qe e votuan, ne krye me qyqanat parlamentare te PDKse”, ka shkruar ai.

loading…