Shqiptari plagos me plumb gruan, më pas ia ngul edhe thikën

Një sherr mes një çifti shqiptar përfundoi me plagosjen e rëndë të gruas.

Ngjarja e rëndë vjen nga zona e Malnate, ku burri i moshës 48-vjeçare, fillimisht qëlloi me plumb të shoqen 42 vjeçe, teksa ndodheshin në makinë.

Plumbi e kapi gruan në fytyrë shkarazi, çka bëri që ajo të largohet nxitimthi për të kërkuar ndihmë.

Por burri nuk e toleroi, ai e ndoqi pas duke i ngulur thikën në kraharor.

E plagosura u dërgua në spitalin e Circolo, por plagët nuk u cilësuan serioze për jetën.

Në vijim të hetimeve, policia bëri arrestimin e shqiptarit, teksa gruaja vijon të ndodhet në spital.