Shqiptari në Amerikë shpërndanë ushqim falas për punëtorët shëndetësorë

Shqiptari nga Kosova, Shkelzen Kralani, ka vendosur të japë falas ushqim për personelin shëndetësor në dy restaurantet që i posedon në Amerikë. Njërin e ka në Newtown dhe tjetrin në New York.

Në një bisedë për Express, Kralani ka thënë se ka vendosur të japë ushqim falas për t’ia kthyer komunitetit atje që po vazhdon të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme përmes blerjes së ushqimeve dhe parapagimeve që po i bëjnë.

“Jam shumë mirënjohës për komunitetin këtu ku e kam biznesin “Barnwood Grill” në Newtown. Edhe për këtë arsye jam ndi i kënqur me iu dhanë diçka edhe për punëdoret shëndetësorë. Kam plot klientë kanë bërë parapagim vetëm për të ndihmuar restaurantin sepse e dijnë se janë në krizë. Po mundohen me çdo kusht me të ndihmu. Do të ishte një dëshirë dhe apel të ndodhë edhe e njëjta gjë të ndodhë edhe në Kosovë”, ka treguar Kralani.

Shkelzen Kralani, qe 20 vite, thotë se prej 20 vitesh merret me gastronomi. Ka thënë se në kohën kur koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të botës, edhe Amerikën, një pjese e bizneseve po vazhdojnë të funksionojnë.

Kralani ka thënë se restaurantët po vazhdojnë të shërbejnë ushqim vetëm me porosi por jo me shërbim në restaurant.

Ai ka thënë se një pjesë e punëtorëve që kanë kryer punën e kamarierit janë liruar ndërsa në punë kanë mbetur kuzhinerët.

“Numri është i zvogëluar sidomos i kamerierëve., Kuzhinën e kam ende në funksion”, ka treguar ai.

Deri tash në Amerikë janë prekur gjysmë milioni njerëz me koronavirus, janë shëruar 27 mijë ndërsa kanë vdekur 18 mijë persona.

Deri tash janë prekur afër 1.7 milion njerëz, prej të cilëve 102 mijë kanë vdekur ndërsa 377 mijë janë shëruar. Në Kosovë janë infektuar 250 njerëz, kanë vdekur 7 dhe janë shëruar 52.