Greqi

Shqiptari masakron çiftin në Greqi, gruan e mbyt me shami, copëton trupin e burrit dhe e fut në valixhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Chania të ishullitë të Kretës, ku një çift të moshurish janë vrarë në mënyrë makabër dhe i dyshuari kryesor është një shqiptar.

Sipas informacioneve nga mediat greke, autoritetet po hetojnë mbi një mashkull që hyri në banesën e një të moshuare e më pas e ka mbytur atë me shami.

Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër.

Ndërkohë, makrabiteti nuk mbaron me kaq, pasi trupi i të moshuarit u gjet i coptuar dhe i futur në një valixhe.

Sipas përfundimeve të dala nga mjeksia ligjore, gruaja u mbytë për vdekje me një shami, e cila ju gjetë e lidhur rreth qafës së saj.

Ndërsa trup i të moshuarës u gjet, ditën e dielë, nga vajza e saj e cila ishte e shqetësuar pse nëna nuk po i përgjigjej në telefon.

Ndërkohë që 82-vjeçari u gjet i vdekur në një valixhe në një shtëpi pranë vendit ku 79-vjeçarja u gjet e mbytur.

Policia tashmë ka marrë në pyetje fqinjët e viktimës dhe ata që mund të kenë parë të moshuarin para zhdukjes së tij.