Shqiptarët që jetojnë në Holandë festojnë 28 nëntorin
Sa herë vjen 28 nëntori, shqiptarët mblidhen për të festuar anembanë botës. Shumë shqiptar u mblodhën për të festuar edhe për këtë 28 nëntor në Holandë. Nën organizimin e Shoqatës Shqiptare “Kosova”, ata festuan nën tingujt e këngës dhe valles shqipe.
E për të mbajtur gjallë ndjenjën e kombësisë dhe identitetit, festimi i 28 nëntorit për shqiptarët që jetojnë në shtetin e Holandës është i parvjetshëm.
Kryetari i Shoqatës Shqiptare “Kosova”, Enver Avdija ka treguar më shumë për aktivitetin.
“Në prani të gjeneratave të reja, në prani të anëtareve të Shoqatës Shqiptare “Kosova’ e shumë bashkatdhetarëve, në prani edhe të Ambasadorit të Kosovës në Holandë ztr. Lirim Greiçevci, për nderë të 28 nëntorit u mbajt një program i pasur kulturor e me traditë shqiptare duke lexuar histori të bujshme, recitime poezish patriotike e kënduar këngë patriotike” ka thënë Avdijaj.
Avdijaj shtoi se mbledhja e shqiptarëve për të festuar festa kombëtare ndihmon të gjithë bashkatdhetarët që të mos harrojnë traditën dhe kulturën shqiptare.