Shqiptarët në New York me protestë kundërshtojnë formimin e Asociacionit

Kanë vazhduar protestat e shqiptarëve në diasporë për të kundërshtuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Pas protestave në qendrat e Evropës, diaspora shqiptare e ka organizuar një protestë edhe në New York.

Me moton “Kosova duhet ta ruaj sovranitetin e integritetin e saj si shtet i pavarur”, ata kanë kundërshtuar Asociacionin duke thënë se është i dëmshme për Kosovë.

Ish-komandanti i brigadës “Atlantiku” në luftën e fundit në Kosovë, Gani Shehu, ka thënë se Kosova duhet t`i rezistojë presionit ndërkombëtar për këtë çështje.

“Presioni të bëhet Serbisë e jo Kosovës, ngase Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme dhe të vazhdueshme”, ka deklaruar ai, derisa shtoi se koncesionet tjera që po i kërkohet Kosovës janë të tepërta.