Shqiptarët në New York festojnë ditëlindjen e Skënderbeut

Shqiptarë civilë dhe policë në New York kanë shënuar ditëlindjen e heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – më një paradë në rrugë.

Skënderbeu ka lindur më 6 maj 1405.

Në një video të bërë publikë janë parë policë në uniforma me flamuj kuq e zi duke parakaluar para një turme. Aty nuk kanë munguar as flamujt e Kosovës dhe SHBA-së.

Ndërkohë, shihen edhe valltarë në veshje kombëtare.