Shqiptarët më pro-evropianët në rajon, sipas sondazhit të RTCG-së

Në një sondazh të publikuar nga televizioni publik malazias (RTCG), Shqipëria (97%) dhe Kosova (93%) kryesojnë në disponim pro integrimit në bashkësinë evropiane, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në sondazh jepet që qytetarët e Malit të Zi e mbështesin me 76%, Bosnje-Hercegovina gjithashtu me 76%, ndërsa më së paku mbështetet në Serbi, me vetëm 34% të qytetarëve pro integrimit në Bashkimin Evropian.

Në një sondazh të publikuar nga Ubo Consulting në mars të këtij viti, Kosova shënonte 95 përqind pro anëtarësimit në NATO dhe 93.9% pro anëtarësimit në BE.

Në atë pyetësor qytetarët e të gjitha etnive, pyeteshin se “a duhet Kosova të anëtarësohet në NATO” dhe “a duhet Kosova të anëtarësohet në BE”, ku vetëm 0.4% ishin përgjigjur me “jo” dhe vetëm 0.2% me “nuk e di”./Reporteri.net/