Shqiptarët e Luginës u japin ujë mërgimtarëve që po presin në kufirin Serbi-Kosovë (FOTO)

Sot aktivistë të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, përmes një aksioni simbolik, duke i dhuruar ujë të ftohtë, i kanë dëshiruar mirëseardhje bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në vendet e perëndimit, të cilet po presin në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Qytetarë të shumtë të cilët po udhëtojnë në temperatura të larta, falemnderuan dhe u shprehën mirënjohës ndaj aktivistëve të cilët sadopak i freskuan me ujë.

loading…